Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, i cili ka qenë ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, por edhe iniciator i një ligji për pastërtinë e futbollit pak vite më parë ka komentuar në Report Tv garën për zgjedhjen e kreut të ri të FSHF.
Ai këshillon Dukën që pas 16 viteve në drejtimin e FSHF duhet që të hapë krahun për një drejtim të ri, ndërsa përsa i përket Bashkim Finos shprehet se është një njeri që nuk ka qenë asnjëherë i akuzuar nga asnjë krah politik.
Duke u ndalur te skandali i shoqatave të futbollit që kanë të drejtë vote, por nuk janë regjistruar në gjykata, ai thotë se ?Ato nuk mund të votojnë. Por nuk kanë asnjë shans që të bëhen pjesë e votimit?. Të dy, si Duka dhe Fino, sipas tij duhet që të paraqesin platformat për ngritjen e futbollit shqiptar dhe goditjen e fenomeneve negative, si trukimet