Report TV - Problemet e inkubatorëve, Spahia:10 foshnje të vdekura në maternitet

2018-05-10 2

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar sot një situatë të rëndë që po ndodh te Materniteti i ri, ku bëhet fjalë për vdekjen e 10 fëmijëve të sapolindur, brenda 10 ditëve të muajit që sapo kemi nisur.

Sipas deputetit Spahia, në këtë pavion kanë gjetur vdekjen 3 fëmijë në 24 orët e fundit për shkak të problemeve me inkubatorët.

Ai deklaron se vetëm në 10 ditët e para të muajit të parë të këtij viti ka pasur 10 raste fatale, ndërsa shton se për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese te Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë kontaktuar nga Report TV thotë se është duke përgatitur një sqarim të detajuar për këto pretendime të deputetit Spahia. Sakaq burime për Report TV brenda maternitetit thanë se ngjarja është e vërtetë. Në një kohë të shkurtër kanë vdekur 10 foshnja të lindura para kohe për shkak të mungesës dhe mirëmbajtjes së inkubatorëve.

Free Traffic Exchange