Ora News - “BE në bashkinë time”, konferencë në Vlorë për pushtetin lokal dhe integrimin

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkimi Europian është investuar në përgatitjen e qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë për procesin dhe sfidat e integrimit, ndërsa Shqipëria pret të marrë ftesën për celjen e negociatava. Në kuadër të projektit ? Bashkitë për Europën? nga Vlora nisën diskutimet me të zgjedhur vendore, qytetarë e ekspertë

Ndërsa Shqipëria pret të marrë këtë vit rezultate konkrete lidhur me negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, përfaqësia e Brukselit në Tiranë është investuar për ta çuar frymën e BE tek qytetari i thjeshtë!

Pjesëmarrës në konferencën e parë me teme ?BE në Bashkinë time? mbajtur në Vlorë, Orlando Fusko, menaxher i projektit theksoi rëndësinë e përfshirjes së pushtetit lokal në procesin e integrimit

Fusko: Rëndësia e përfshirë nivelin lokal në procesin e integrimit është në thelb të Bashkimit Europian. Eshtë e rëndësishme të flasësh për BE në gjuhë të thjeshtë që njerëzit të kuptojnë çfarë është Unioni dhe cilat janë sfidat dhe përfitimet.

Zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme theksoi rëndësinë e këtij procesi për informimin e qytetarit me sfidat e procesit dhe përthithjen e asistencës financiare nga unioni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/be-ne-bashkine-time-konference-ne-vlore-pushtetin-lokal-dhe-integrimin