Adriatik Llalla është në çdo centimetër për të bllokuar reformën në drejtësi. Ai nuk e ka dashur kurrë reformën në drejtësi. Llalla, dy garancitë që ishin fituar me shumë mund në 2009, nuk i zbatoi asnjë ditë. Ka shkarkuar e lëvizur prokurorë pa asnjë lloj arsyetimi, studimi. Këto janë një seri shkeljes, që kanë të bëjnë me funksionin administrativ të kryeprokurorit. Tani gjithë njerëzit, veglat qorre të Llallës, do kalojnë në Vetting. Këtë situatë ka gjetur Marku, kur ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Çfarë do të thotë kjo, rrezikon Llalla? I ka kaluar caqet e ligjit?
Nuk jam këtu për të bërë hetimin apo gjykimin e Llallës.
Kryeprokurorët e larguar kundër Markut?
Nuk ka prononcim kundër Markut nga faktori ndërkombëtar, sepse e njohin shumë mirë situatën. Marku nuk ka shkelur asnjëherë ligjin, s?ka të dhëna. Këto të dhëna duhet të na bëjnë optimistë.