Dy motra nga Lezha janë ekzekutuar në kantonin e Argaut në Zvicër. Autori i kësaj ngjarje është shtetasi Kosovar, Ruzhdi Buzhala, ndërsa viktimat janë Alma dhe Elda Frroku nga Lezha. Ende nuk janë mësuar motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Familja Frroku në lagjen ?Xhenjo? të Lezhës ka hapur dyert e mortit.
Në familjen e dy motrave Frroku në lagjen "Xhenjo" të Lezhës, të cilat u vranë në Zvicër nga bashkëshorti i njërës prej tyre, ka pllakosur zija. Lajmi për humbjen në mënyre tragjike të tyre ka tronditur familjare e të afërm. Menjëherë pas ngjarjes një pjese e familjareve kanë udhëtuar drejt Zvicrës për të tërhequr kufomat, ndërsa të tjerë që ndodhen në shtëpi, jashtë kamerave thonë se nuk janë në dijeni të ndonjë konflikti dhe se nuk dinë asgjë mbi motivet e ngjarjes. E njëjta gjë pohohet dhe nga një fqinj i viktimave, teksa tregon se i njeh prej vitesh familjen Frroku.