Zona turistike e Kune-Vainit në Lezhë, rrezikon ekzistencen e saj. Erozioni detar ka marrë përmasa të frikshme, fakt ky që dëshmohet dhe nga zhdukja e dhjetra pishave si dhe bunkereve të cilët janë mbuluar tashmë nga uji. Eksperti i Mjedisit në Lezhë, Jak Gjini, e konsideron situaten e krijuar si tejet alarmante. Sipas tijë në dekadat e fundit janë zhdukur 300 hektarë, pasi deti përparon në drejtim të tokes nga dy deri në tre metra në vit.
Por cila është zgjidhja për t'i bërë ballë këtij fenomeni, sipas ekspertit Gjini.
Kryetari i Njesisë Administrative të Shëngjinit, Tonin Uldedaj, thotë se duhet investime të mëdha për mbojtjen nga erozioni, ndaj sipas tijë qeveria shqiptare duhet ti ktheje sytë nga kjo zonë që rrezikojmë ta humbim plotëisht.
Situata e krijuar në Kune-Vain, pak javë më parë mori dhe vemendjen e mediave ndërkombëtare të cilat kanë vënë theksin tek nevoja e ndërhyrjes, pasi erozioni po zhduk një nga perlat e bregdetit të adriatikut.