Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Krijimi i një tregu rajonal të përbashkët mund të dëmtojë prodhimet shqiptare.Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve shqiptar Bardhyl Baltëza përtej vlerësimit për këtë nismë kërkon nga qeveria që të bëhet një studim dhe në bazë të tij të ndërmeren masa.
Bardhyl Baltëza: Duam që qeveritë tona të bashkëpunojnë me ne për të drejtuar këtë hapje në mënyrë të tillë që mos ketë kolapse. Një ekonomi që paguan me 5 cent energjinë elektrike të jenë konkurruese. Ose në fund do bjerë në kurriz të punëtorëve, rrogat.
Prodhuesit shqiptar ngritën si shqetësim faktin se deri më tani marrëveshjet ekonomike me Kosovën kanë qenë pa rezultate.
Bardhyl Baltëza: Eksportojmë në Kosovë, ose Kosova eksporton në Shqipëri njësoj sikur eksporton në Kinë apo Itali. Në aspektin ekonomik ne jemi sic kemi qenë, nuk kemi ndonjë ndryshim.
Ndërkohë që edhe prodhuesit kosovarë apeluan për heqjen e barrierave tregtare midis dy vendeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-hapet-tregu-me-kosoven-duhen-subvencione