Ora News - Tjetër padi ndaj Ramës, Vasili: E ridepozituam pasi prokuroria ka pranuar faljen

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

LSI ka ridepozituar një tjetër kallëzim për kreun e qeverisë pasi për kallëzimin e parë organi i akuzës nuk ka hapur hetime, pasi është mjaftuar me faljen në facebook. Në një komunikim me mediat kreu i grupit të LSI tha se kjo është provë e qartë se drejtësia është në duart e qeverisë. LSI nuk ishte e pranishme në konferencën e kryetarevë por mbështet kërkesën e PD për dorëheqjen e kreut të Kuvendit.

Përgjigjja negative e prokurorisë për kallëzimin e bërë për kryeministrin Rama, sipas LSI është një provë se drejtësia tashmë është në duart e qeverisë.

Kryetari i grupit të LSI-së bëri me dije se forca e tij politike ka ridepozituar një kallëzim të dytë pasi në bazë të përgjigjes së kallëzimit të parë, organi i akuzës është përgjigjur se nuk ka nevojë për shqyrtimin e çështjes, pasi kreu i qeverisë ka kërkuar flasje nga rrejti social facebook.

Vasili: Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi dhe sot është një ditë që përkon me një moment shumë të rëndësishëm, kemi ridepozituar padinë ndaj shtetasit Edi Rama, kryeministrit në detyrë, lidhur me shkeljen flagrante të ligjit të padëgjuar në 25 vjet kur ai i bëri thirrje publikisht policisë të braktiste detyrën dhe të bënte vota për PS. Duke tronditur rendin publik, sigurinë dhe duke rrënuar zgjedhjet, duke bërë njësh policinë me krimin.

Policinë e udhëhequr nga ata që ishin dhe nuk janë më, qoftë në drejtimin e policisë dhe drejtimin politik të Ministrisë së Brendshme. E kemi ridepozituar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Gjykatën e Lartë pasi prokuroria në një kohë rekord brenda dy-tre javësh e shqyrtoi çështjen, prokurori që nuk shqyrton çështje me vite të caktuara, që nuk çon deri në fund hetimet për aferat kriminale të ish-Ministrave e mbylli çështjen, këtu kam përgjigjen.

Padinë e kemi ridepozituar sot. Po e ndaj me publikun se në ç'pozicion qesharak bëhet prokuroria kur kapet dhe kjo është prokuroria që do të kapë Edi Rama. Pasi prokuroria thotë se lidhur me deklaratën e kryeministrit i referohet për ta shfaqësuar dhe mbyllur çështjen faljes që kryeministri kërkoi në fb. Sipas drejtësisë së Edi Ramës një kriminel mund të vrasë dhe të kërkojë ndjesë dhe të mos shkojë në burg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/thirrja-e-rames-ndaj-policise-ne-zgjedhje-lsi-ridepoziton-padine

Free Traffic Exchange