Pas naftëtarëve të Uzinës së përpunimit në Ballsh edhe punonjësit e uzinës së Fierit këtë të enjtë kanë protestuar përpara prefekturës së Fierit. Ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe sigurimet shoqërore, ndërsa vijojnë të mbeten të pa punë prej më shumë se muaji tashmë.
Për të marrë një përgjigje, se çfarë po ndodh me problemin e tyre, një përfaqësi e naftëtarëve kanë marrë takim me prefektin e qarkut Fier Baki Bala.
Prej më shumë se një muaji punonjësit e sektorit të naftës në Fier e Ballsh janë ngritur në protesta, duke kërkuar pagat, sigurimet dhe rifillimin e punës. Nga protestat e deritanishme kanë arritur të marrin vetëm pagën e muajit nëntor, ndërsa një ditë më parë është bërë me dije se pritet një investitor I ri, I cili do ti jap zgjidhje situatës.