Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën botërore të pyjeve që është në 21 mars, bashkia e Tiranës do të organizojë një aksion mbarë qytetar për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja, të cilat janë pjesë e projektit të pyllit orbital.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët e Tiranës që ti bashkohen kësaj nisme që ka nisur prej pak javësh.
Veliaj: ?Dua të ftoj të gjitha institucionet, kompanitë private, shkollat, kopshtet, çerdhet, institucionet publike, që të përgatiten dhe të na thonë sa pemë do të mbjellin deri në 21 mars. Ne duam që 21 marsi të jetë një aksion në mbarë qytetin, që do të përfshijë çdo moshë, çdo familje, për gjelbërimin e Tiranës. Do të jetë dita kur do të thyejmë rekordin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë?.
Veliaj falenderoi donatorët që iu bashkuan nismës së bashkisë për mbjelljen e pemëve në Unazën e Madhe, duke theksuar se pylli orbital ka nisur ta lerë gjurmën e tij në pjesën lindore të unazës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-ne-21-mars-aksion-i-madh-mbjelljesh-peme-ne-tirane