Gjykata e Strasburgut ka vendosur në të drejtë të banorëve të pallatit që u shemb në Vlorë, në zonën e Ujit të Ftohtë në vjeshtë të vitit 2013. Vendimi që morr paraditen e të enjtes i cakton qeverisë afat 3 muaj për të dëmshpërblyer banorët me 13 milionë e 98 mijë euro si kompensim për prishjen e banesave të tyre si dhe 1 milion e 880 mijë euro të tjera për mbulimin e kostove gjyqësore dhe mbulimin e dëmit moral të shkaktuar.
Në total fatura që do të duhet të paguajë buxheti për prishjen e pallatit të Vlorë është 14 milionë e 978 mijë euro.
Por qeveria ka dhënë në vitin 2014, 3.3 milion euro për të kompensimin e pronarëve të apartamenteve në këtë pallat dhe kjo shumë do të zbritet. Në vendimin e saj gjykata ka argumentuar se shkatërrimi i pronës së banorëve është bërë pa patur bazën ligjore dhe në kundërshtim me ligjin në një shoqëri demokratike, pa respektuar të drejtat themelore të garantuar nën Konventën Europian.
Strasburgu shprehet se banorët edhe pse kanë fituar të drejtën e kompensimit në vlerën 11.6 milionë euro në Gjykatën administrative, ata ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin.
Në 14 Dhjetor të vitit 2013 inspektoriati i ndërtimit shembi ?Kompleksin Jon? të ndërtuar në afërsi të ujit të ftohtë me argumentin se leja ishte dhënë në kundërshtim me ligjin në një zonë bregdetare ku kishte një moratorium për ndalimin e ndërtimeve, edhe pse banorët ishin të pajisur me certifikatë pronësie për apartamentet e tyre.