Një grup studentësh të viteve të treta në Fakultetin e Shkencave Mjekësore kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë bllokuar hyrjen e fakultetit në shenjë proteste.
Shkak, sipas tyre, është bërë heqja e një sezoni provimesh para diplomimit. Por ky pretendim i studentëve mohohet nga dekania e fakultetit.
Për më tepër dekania sqaron se studentët nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë pranë dhe nuk kanë kërkuar takim me të për problematikën që ngrenë.