Në Labinot të Elbasanit është duke u realizuar portreti më i madh i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Ideja është e pronarit të një subjekti privat në Elbasan.
Vepra monumentale do të ketë një lartësi rreth 8 m. ndërsa skulptori i cili është duke punuar mbi këtë vepër është, Fiqiri Kasa. Ai e cilëson këtë si një vepër gjigante. Por ky është vetëm fillimi pasi administratori i subjektit privat ka në projekt që të krijojë një park me figurat e ndritura të kombit shqiptar në këtë vend.
Skulptori Kasa tregon se baza e portretit është e përbërë nga hekur dhe beton. Deri më tani është kryer 50% e punimeve dhe po punohet me shpejtësi për përfundimin e veprës.
Vepra përkon me 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe shpalljes së këtij viti si viti Mbarëkombëtar i Heroit tonë Kombëtar.