Ora News - Emrat e 11 prokurorëve që do i nënshtrohen vettingut

2018-05-10 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur këtë të enjte (11 janar 2018) shortin për 11 prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët do ti nënshtrohen procesit të vettingut.

Prokurorëve, të cilët do të kalojnë në sitë, do të përzgjidhen nga 5 dosje të cilat do të kalojnë në skaner nga ekspertët e komisionit të pavarur të kualifikimit.

Shorti i përzgjedhjes së dosjeve nisi në orët e para të dites, dhe e pranishme në këtë proces ishte edhe vete kryetarja e KPK-së Genta Bungo.

Per tu ardhur në ndihmë Komisionit Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur 5 grupe pune më nga 2 prokuror të cilët përpilojnë raportin për çdo dosje.

Kjo është faza e dytë e kontrollit të dosjeve ndërkohë që në fazën e parë u kontrolluan drejtuesit e lartë të institicioneve te dretësisë dhe kandidatët për Këshillin e Lartë të prokurorisë dhe këshillin e lartë gjyqësor

Rezultati për të kontrolluarit e parë pritët të behen publike ne fund të janarit në nje seancë të vecantë që do ët zhvillohet nga komisioni i pavaruar i kualifikimit.

Emrat e prokurorëve në short

1-Artur Selmani,
2- Kosta Beluri,
3- Arqile Koça,
4-Adnand Xholi,
5- Thoma Jano,
6-Arben Kraja,
7- Anila Leka,
8-Sokol Stojani,
9-Alfred Progonati,
10-Adnan Kosova,
11- Alma Muça

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vettingu-hidhet-shorti-11-prokuroret-e-prokurorise-se-pergjithshme

Free Traffic Exchange