Ora News - Thirrja e Ramës ndaj policisë në zgjedhje, LSI ridepoziton padinë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi prokuroria vendosi pushimin e çështjes lidhur me padinë e LSI-së ndaj kryeministrit Rama për thirrjet e tij ndaj policisë për të siguruar vota për PS në zgjedhjet e kaluara, kjo parti e ka ridepozituar padinë.

Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, tha se sot padia është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe në atë të Lartë.

Vasili: Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi dhe sot është një ditë që përkon me një moment shumë të rëndësishëm, kemi ridepozituar padinë ndaj shtetasit Edi Rama, kryeministrit në detyrë, lidhur me shkeljen flagrante të ligjit të padëgjuar në 25 vjet kur ai i bëri thirrje publikisht policisë të braktiste detyrën dhe të bënte vota për PS. Duke tronditur rendin publik, sigurinë dhe duke rrënuar zgjedhjet, duke bërë njësh policinë me krimin.

Policinë e udhëhequr nga ata që ishin dhe nuk janë më, qoftë në drejtimin e policisë dhe drejtimin politik të Ministrisë së Brendshme. E kemi ridepozituar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Gjykatën e Lartë pasi prokuroria në një kohë rekord brenda dy-tre javësh e shqyrtoi çështjen, prokurori që nuk shqyrton çështje me vite të caktuara, që nuk çon deri në fund hetimet për aferat kriminale të ish-Ministrave e mbylli çështjen, këtu kam përgjigjen.

Padinë e kemi ridepozituar sot. Po e ndaj me publikun se në ç'pozicion qesharak bëhet prokuroria kur kapet dhe kjo është prokuroria që do të kapë Edi Rama. Pasi prokuroria thotë se lidhur me deklaratën e kryeministrit i referohet për ta shfaqësuar dhe mbyllur çështjen faljes që kryeministri kërkoi në fb. Sipas drejtësisë së Edi Ramës një kriminel mund të vrasë dhe të kërkojë ndjesë dhe të mos shkojë në burg.



Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/thirrja-e-rames-ndaj-policise-ne-zgjedhje-lsi-ridepoziton-padine