Spaho: Do ishte pa shkak t'i thonim Jo bashkëpunimit me LSI-së për ndarjet ideologjike që kemi

2018-05-10 0

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i ftuar në studion e Report Tv, pranoi se bashkëpunimi PD-LSI ka shkaktuar edhe pakënaqësi në radhët e të djathtës.

Spahoi sqaroi se demokratët nuk i thonin dot jo gatishmërisë së partisë së Monika Kryemadhit për t'iu bashkuar protestave për rrëzimin e qeverisë "Rama".

"Koalicioni që kemi me partitë e djathta është koalicion vlerash, ndryshe nga bashkëpunimi me pjesën tjetër të opozitës, LSI, e cila ka qenë në qeverisje me PS, por edhe me PD në të shkuarën. Do ishte jonormale për PD që të mos shfrytëzojë kapacitetet për t'iu kundërvënë qeverisë së Edi Ramës. Sa kohë LSI ka vullnetin e tij për t'iu bashkuar protestave për rrëzimin e Edi Ramës, do ishte pa shkak t'i thonim "Jo" LSI-së për ndarjet ideologjike. Mund të ketë ndonjë të pakënaqur, por objektivi kryesor është rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës për gjërat negative që po i shkakton vendit", u shpreh Spaho.

Free Traffic Exchange