Antidepresivët shiten pa recetë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Medikamentet qe shërbejnë per mbajtjen ne kontroll te ankthit apo kurimin e stresit, shiten nga farmacistet pa recetën e mjekut. Sipas psikiatres ne poliklinikën e specialiteteve, Arjana Rreli, kjo është e ndaluar dhe mund te përkeqësoje me shume gjendjen shëndetësore te pacientit.



Por, në farmacitë e Tiranës ilaçe të tilla shiten rëndom pa recetën e mjekut. Një pako ksanaks, ilaç kundër ankthit që kushton 370 lekë, arritëm ta blejmë pa asnjë pengesë.



Por cilat janë pasojat e marrjes se këtyre ilaçeve pa kriter dhe pa recetën përkatëse?



Shume njerëz që kalojnë në depresion, apo kanë ankthe, kanë turp ta pranojnë sëmundjen e tyre ndaj nuk shkojnë fare tek mjeku, por shkojnë direkt në farmaci. Mjekët thonë se shpesh se pacientë të tillë i referohen të dhënave të marra përmes internetit, duke vënë seriozisht ne rrezik jetën e tyre.

Free Traffic Exchange