http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet franceze vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 2 autoreve që mundën të arratisen pas grabitjes që tronditi Parisin një ditë më parë. Ata kanë marrë me vete edhe bizhuteritë me vlerë më shumë se 4 milion euro, ndërsa 3 anëtarët e tjerë të bandës janë arrestuar nga policia, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Banda sulmoi një dyqan bizhuterish në hotelin me famë botërore ?Ritz? në Paris. Dyshimet e para ishin për një sulm terrorist, por pas arrestimit të 3 prej autoreve u qartësua që ishte një plan grabitjeje. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur ende.
Gazeta lokale ?Le Parisien?, duke përmendur një burim policie, njoftoi se grabitja ishte ndërprerë nga një oficer në patrullë, por dy njerëz u arratisën me një motor të tipit skuter.
Hoteli i themeluar nga sipërmarrësi zviceran Cesar Ritz në 1898 është i njohur si vendqëndrimi i Charlie Chaplin, Coco Chanel dhe Ernest Hemingëay. Ritz është bërë gjithashtu i njohur si vendi ku Princesha Diana kaloi orët e saj të fundit përpara një aksidenti me makinë në një tunel në kryeqytetin francez.