Në Labinot të Elbasanit është duke u realizuar portreti më i madh i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili është një donacion privat i një biznesmeni.
Skulptori Fiqiri Kasa jep detaje të kësaj vepre. Ai e cilëson atë si një vepër gjigante. Por ky është vetëm fillimi pasi biznesmeni Gjergj Luca ka në projekt që të krijojë një park me figurat e ndritura të kombit shqiptar në këtë vend. Skënderbeu është thjeshtë i pari.
Skulptori Kasa tregon se baza e portretit është e përbërë nga hekur dhe beton. Deri më tani është kryer 50% e punimeve dhe po punohet me shpejtësi për përfundimin e veprës. Dëshira ishte që të përfundonte para datës së vdekjes së heroit tonë Kombëtare. Por duket se kjo vepër do të përfundojë më pas.
Vepra përkon me 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe shpalljes së këtij viti si viti Mbarëkombëtar i Heroit tonë Kombëtar. E gjithë kjo sipërmarrje është një investim privat i aktorit Luca.