Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Xhonatan Islami është shpallur sportist i vitit për 2017.
Në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e Aeronautikës ku morën pjesë personalitete të shumtë nga bota e sportit, turizmit dhe kulturës u evidentuan arritjet e vitit që lamë pas, ku më e rëndësishmja ishte Kampionati i 9-të Botëror i Fluturimit, realizuar për herë të parë në vendin tonë duke fituar kështu të drejtën dhe për organizimin e finales së Kupës së Botës e cila pritet mbahet në qytetin e Korçës.
Përsa i përket këtij sporti hapa përpara janë shënuar dhe në licensimet e pilotëve, legalizimet e pistave dhe realizimi i pistës së fluturimit në Dajt me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.
Alket Islami, Drejtori i Eventeve në Federatën Shqiptare të Aeronautikës bëri një falenderim i veçant për televizionin e OraNews i cili në çdo moment ka dhënë kontibutin e tij në promovimin e këtij sporti.
Alket Islami: "Televizioni Ora News ku unë jam pjesë gjatë gjithë viteve ka bërë që aktivitet të pasqyrohen."
Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj çmoi rëndësinë e këtij sporti duke ndarë me të ftuarit dhe një eksperiencë personale.
Mirela Kumbaro: "Unë këtë gjënë pavarsisht se e dija teorikisht e kam kuptuar fizikisht dhe shpirtërisht ditën kur vendosa t?ja besoj Alket Islamit në fluturim dhe në fakt e kuptova që sporti përpara se të jetë çështje force është çështje stili.
Falë këtij sporti ne kemi sot disa nga katalogët dhe imazhet më të bukura të Shqipërisë të cilat ne pastaj bashkë me disa instrumente të tjera i përdorim si pasaportën më të mirë.
Pjesa më e bukur e Shqipërisë është kultura dhe fal këtij sporti ne arrijmë ta bëjmë të fluturojë dhe të kaloj kufijtë administrativë dhe kufijtë politikë dhe të bëhet ajo që na përfaqëson më mirë."
Ndërkohë, Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla tha se politika duhet të marr shembull duke parë gjërat ashtu siç në të vërtetë janë.
Lindita Nikolla: "Ju nuk jeni vetëm shembull për t?u ndjekur nga të rinjtë dhe të rejat por shembull për t?u ndjekur edhe nga ne politikanët për të parë nga lartë punët që bëhen realisht dhe jo gënjeshtrat."
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil premtoj më shumë siguri për të gjithë ata që e praktikojnë këtë sport dhe krijimin e dy kontilave për hidroplanet në Vlorë dhe në Sarandë. Një mbështetje të vecant kanë dhënë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/xhonatan-islami-shpallet-sportisti-i-vitit-vitin-2017