Ora News - Naftëtarët mbeten në rrugë, kërkojnë përgjigje pas largimit të IRTC

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raportimi se shoqëria IRTC ka braktisur rafineritë e përpunimi të naftës në Ballsh e Fier ka lënë në ankth e pasiguri mbi 1200 punonjësit e dy uzinave. Një ditë pas kolegëve në Ballsh, në protestë për të kërkuar përgjigje zbritën edhe punonjësit e Fierit. Rinisja e punës, pagat dhe sigurimet e prapambetura janë kërkesat e naftëtarëve

Largimi i kompanisë IRTC, që kishte marrë në përdorim rafineritë e ARMO-s në Ballsh e Fier dhe mungesa e informacionit mban në ankth naftëtarët.

Pasi dëgjuan zhvillimet e fundit, një ditë pas kolegëve të Ballshit në protestë këtë të enjte zbritën edhe punonjësit e uzinës së Fierit.

Rinisja e punës, pagat dhe sigurimet e prapambetura sikurse edhe statusi i naftëtarit janë kërkesa të unifikuara tashmë.

Naftëtari: Protestojmë për të njëjtat probleme.Ne duam të ngrihet një grup që të merremi vesh për dokumentat, të na jepen rrogat e prapambetura,të vihet uzina në punë sa më shpejt. Këto duam ne si qytetarë. Kush i ka këto të na kthejë përgjigje, të na japin dokumentacion jemi në punë apo nuk jemi në punë. Sa rroga kemi pa marrë aq muaj kemi pa paguar sigurimet shoqërore. Janë 14-15 rroga bashkë me muajin që jemi tani.

Gazetari: Si ja bëni për tu ushqyer?

Naftëtari: Duke marrë borxh tek njëri, duke marrë borxh tek tjetri. Kështu ushqehemi ne.

Naftëtari: Të na hapë një zyrë pranë ndërmarrjes, prefekturës apo sigurimeve shoqërore që të na pajisë me dokumenta për të marrë statusin e naftëtarit. Kërkojmë nga drejtoria e ndërmarrjes që të na sigurojë, të na japë shkresën jemi në punë apo jemi të papunë. Sigurimet shoqërore të na paguhen, pjesa më e madhe jemi në prag pensioni.

Naftëtari: Shteti ka përqindjen e tij tek ndërmarrja, pse nuk i jep nga kontributet e tij për të zgjidhur hallet e punëtorëve këtu, vetëm gënjen.

Përfaqësues të sindikatës thanë të enjten se tre kompani të reja kanë shfaqur interes për aktivitetin dhe fituesi do të marrë përsipër edhe barrën e borxheve të prapambetura.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/naftetaret-e-uzines-se-fierit-proteste-para-prefektures-detyrimet-e-prapambetura

Free Traffic Exchange