Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 52 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës, i dyshuar si autor i vënies së eksplozivit në një dyqan mishi me 11 nëntor të 2017. Policia ka arrestuar shtetasin Ymer Hidri, banues në Krujë.
Policia thotë se "Hidri, më datë 11.11.2017, në Qerekë, Krujë, për motive pronësie dyshohet se ka vendosur një sasi lënde plasëse eksploziv në fabrikën e thertores së mishit në pronësi të shtetasit P.N".
Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shkatërrimi I pronës me eksploziv" e mbetur në tentativë dhe" Mbajta pa leje e lëndëve plasëse".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/i-vuri-eksploziv-dyqanit-te-mishit-ne-kruje-arrestohet-52-vjecari