http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ujësjellësit në të gjithë vendin po përballen me një fluks qytetaresh që i janë drejtuar për të paguar faturat e prapambetura. Kjo lëvizje vjen menjëherë pas paralajmërimit të kryeministrit Rama një ditë më parë.
Në Durrës e Shijak është shtuar ndjeshëm numri i atyre qe kërkojnë firmosjen e kontratave të reja, vendosjen e matësve apo qe shlyejnë detyrimet.
Ujësjellësi i Durrësit ka krijuar grupet e punës për këtë qëllim në përbërje të të cilëve janë vendosur inspektorë, hidraulikë si dhe lexues të zonës së faturimit.
Edhe në qytetin e Shkodrës numri i personave që i janë drejtuar zyrave të ujësjellësit për të shlyer detyrimet është i lartë.
Në Dibër ditët e para të janarit kanë sjellë edhe rritjen e numrit të qytetarëve që paraqiten për të shlyer detyrimet e prapambetura, për të vendosur matësit e ujit si dhe për të lidhur kontrata e reja.
Fluks të qytetarëve në zyrat e ujësjellësve ka pasur edhe në Bulqizë, ku qytetarët i paraprijnë ndëshkimeve që mund të vijnë nga nisja e aksionit.
Në qytetin e Korçës situata është më e qete. Qytetarët shprehen se shlyerja e faturave të ujit është gjëja e parë që bëjnë
Korça si qytet arkëtimet në detyrimet e ujit të pijshëm i ka në masën 100%.