PD kërkon dorëheqjen e Ruçit, Spaho: Hapi i parë i kthimit të normalitetit në Parlament

2018-05-10 0

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Kryetarit te Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kërkesa është bërë nga nënkryetari i PD, Edmond Spaho në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit.

Opozita akuzon Ruçin për shkelje të Kushtetutës në zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku në 18 dhjetor 2017, me 69 vota dhe pa kaluar procesin e Vettingut. Sipas opozitës, qëllimi i emërimit është antikushtetues për t'i dhënë mbrojtje ligjore ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar për trafik droge. "Në ato raste kur i jemi drejtuar Gjykaës Kushtetuese, Kuvendi nuk i ka zbatuar këto vendime. Marrëdhëniet tona me Kuvendin do jenë të kushtëzuara. Nuk do lejojmë nxjerrjen e Parlamentit jashtë shinave të Kushtetutës", tha Spaho.