Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:00, në afërsi të Selanikut, ku policia gjatë një kontrolli rutinë ka tentuar të ndalojë një kamionçinë në të cilën dyshohej se kishte klandestinë. Drejtuesi i saj, një shtetas grek, ka rritur shpejtësinë për t?i shpëtuar forcave të rendit. Policia është vënë në ndjekje të mjetit për disa kilometra përgjatë aksit rrugor Polikastron-Selanik, ku si pasojë e shpejtësisë, mjeti ka dalë nga rruga duke u përmbysur në kanal.