Drejësi falas, ja 12 kategoritë që nuk do të paguajnë tarifat gjyqësore pas datës 1 qershor 2018

2018-05-10 0

Pas datës 1 qershor 2018, dhjetëra mijëra shqiptarë, të cilët përmbushin disa kritere të përcaktuara, do të kenë akses falas në drejtësinë e re. Akses falas do të thotë se, nuk do të paguajnë tarifat dhe shpenzimet gjyqësore për çështje civile, administrative apo penale. Ndihma juridike përfshin gjithashtu avokat të paguar nga shteti për çështjet civile dhe administrative.

Përfshin këshillim ligjor falas dhe mbrojtje për çështjet penale. Të gjitha kushtet, kriteret, format, procedurat dhe kategoritë që përfitojnë nga shteti mbulimin e shpenzimeve gjyqësore parashikohen në ligjin e ri për ndihmën juridike. Ligji është botuar në Fletoren Zyrtare më datën 9 janar 2018, por do të hyjë në fuqi në 1 qershor 2018.

Konkretisht, shteti do të mbulojë shpenzimet gjyqësore të viktimave të dhunës në familje, të viktimave të trafikimit, të jetimëve, të personave me aftësi të kufizuar, të personave me probleme mendore, të personave që trajtohen me ndihmë ekonomike etj. Po ashtu, të drejtën për të përfituar ndihmë juridike e ka çdokush që provon se ka të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet për këshillim, përfaqësim dhe/ose mbrojtje në çështjet penale, në çështjet administrative dhe në çështjet civile.

Free Traffic Exchange