Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati Neshat Fana i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se me ndryshimet ligjore sjellin një kryerprokuror të dobët, ndërsa shton se fuqizimi i prokurorëve të çështje sjell shumë dyshime nëse kjo do të jetë efikase për shkak të presionit të madh të krimit dhe politikës.
Fana: E dimë që para '90-s të gjithë ministrat e Brendshëm ishin anëtarë të Byrosë Politike. Ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët jo. Të kthehemi pas 30 vitesh tek kjo reminishencë që një ministër i Brendshëm i bën gjëmën një kryeprokurori është e tmerrshme.
Realisht, sot prodhohet një prokuror i përgjithshëm i dobët. Do të fuqizohet SPAK-u, do të fuqizohen prokurorët e çështjes dhe jo eprorët. A do të jenë këta në gjendje të përballojnë krimin e organizuar, presionin e gjerë politikë? Kjo më tremb.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fana-tani-ka-kryeprokuror-te-dobet-kur-te-vriten-gjyqtare-krimi-eshte-dobesuar