Ora News - Sokolaj: Zonja Marku vjen nga brenda Prokurorisë, ka një frymë të re

2018-05-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në "Arena" në Ora News, rendit disa elementë specifikë të kryeprokurores së re Arta Marku, që sipas tij, i sjellin asaj avantazhe krahasuar me paraardhësit.

Sokolaj: Fryma e re duket që nga agjenda ditore që ndjek kryeprokurorja dhe pastaj edhe nga varësia e strukturave. Nuk më rezulton që edhe prokurorët e përgjithshëm të mëparshëm të kenë qenë emrat më të mirë të sistemit. Nuk kanë pasur një kurbë të tillë të padiskutueshme. Nuk kemi fare pse ta paragjykojmë zonjën Marku.

Fana: Në Prokurori nuk ka qenë asnjëri. Që nga Maks Haxhia i pari që nuk ka pasur punuar asnjë ditë në prokurori.

Sokolaj: Këtë desha të thosha. Elementi i parë i zonjës Marku është se vjen nga brenda sistemit jo vetëm me problematikat që dëgjon nga kolegët e saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sokolaj-zonja-marku-vjen-nga-brenda-prokurorise-ka-nje-fryme-te-re

Free Traffic Exchange