Qeveria shqiptare ka zgjidhur qesen për organet e vettingut duke u akorduar miliona Dollarë këtyre institucioneve për tre vitet e ardhshme. Së pari një fond rezervë prej rreth 36 milionë Dollarësh është përcaktuar për të përballuar shpenzimet e papritura gjatë reformës së sistemit të drejtësisë nga 2018-2020. Vetëm për vitin 2018 qeveria ka parashikuar një fond rezervë rreth 10 milionë dollarë për këtë qëllim.
Për dy vitet e ardhshme, fondi parashikohet të rritet me rreth 18 milionë dollarë. Këto fonde do të mbulojnë edhe shpenzimet për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili ende nuk është themeluar dhe pritet të nisë nga puna në tremujorin e parë të këtij viti. 4.5 milionë Dollarë janë përcaktuar në buxhetin e vitit 2018 për organet e verifikimit që do të rivlerësojnë rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë pjesë të sistemit gjyqësor të Shqipërisë.
Një fond prej 1.8 milionë Dollarësh do të shkojë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimeve, i kryesuar nga Genta Bungo, kryesisht për pagat e këtij organi.
Kolegji i Apelimit i kryesuar nga Natasha Mulaj, do të përfitojë nga buxheti i shtetit rreth 2 milionë Dollarë. Ndërkohë, parashikohet një fond prej rreth 500 mijë Dollarë për komisionerët publikë. Të mbluluar me miliona Euro apo Dollarë amerikanë, njerëzit e vettingut pritet japin më në fund drejtesinë e duhur.