Ora News - Greqi, Demokracia e Re reagon për deklaratat e Bushatit në “Tonight Ilva Tare”

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, ka reaguar ndaj deklaratave që ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati bëri gjatë emisionit ?Tonight Ilva Tare?, në TV Ora News.

Si gjithmonë në raste të ngjashme reagimi nënshkruhet nga shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputeti Jorgos Kumutsakos.

?Ministri i jashtëm i Shqipërisë tha se në kuadër të negociatave greko-shqiptare, Greqia po diskuton edhe problemin çam. Ministria e jashtme greke është e detyruar të japë një përgjigje të qartë publike: Janë apo s?janë të vërteta ato që thotë zoti Bushati??, nënvizon që në hyrje të deklaratës për shtyp deputeti konservator grek.

?Theksojmë se, deri me ardhjen e qeverisë së SYRIZA-s dhe ANEL (Grekët e Pavarur), qëndrim konstant i vendit tonë ishte se problemi çam është një çështje inekzistente, që nuk mund të përbëjë objekt diskutimi në axhendën e marrëdhënieve greko-shqiptare?, vazhdon Kumutsakos.

Dhe shton:

?Gjithashtu, nga deklaratat e ministrit të jashtëm, rezulton se problemet lidhur me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, shqyrtohen të ndërlidhura dhe të ndërvarura me të drejtat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi?, vëren Kumutsakos.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/greqi-demokracia-e-re-reagon-deklaratat-e-bushatit-ne-tonight-ilva-tare