Në kuadër të përqasjes ndaj përgjegjësisë shoqërore të korporatës dhe angazhimit të vetë publik, Alpha Bank Albania dhuroi 6 100 libra jashtëshkollorë në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, në të gjithë Shqipërinë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Alpha Bank Albania pasuroi bibliotekat e shkollave në qytetet kryesore ku operon.
Në një event të organizuar në mjediset e shkollës së mesme ?Ismail Qemali? në Tiranë, Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shfaqi mirënjohjen e saj për këtë kontribut, të Alpha Bank dhe u shpreh se do të dëshironte shumë që edhe biznese të tjera t?i bashkohen kësaj nisme të filluar nga Alpha Bank.