Elbasan-Rafineria e naftës dhe Metalurgjiku janë dy armiqtë kryesorë të Elbasanit, të cilët po shkaktojnë ndotje me pasoja të rënda në mjedis.
Pune për të përcaktuar nivelin e dëmeve që i shkaktohen këtij qyteti është ngritur një grup pune nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Energjitikës, të cilët patën një takim me drejtuesit e bashkisë. Kryebashkiaku, Qazim Sejdini, shprehu shqetësimin e tij për ndotjen e shkaktuar nga fabrika e vjetër e Ferrokromit dhe uzina e përpunimit të naftës.
?Ka dy ferrokrome një i vjetër dhe një të ri edhe një fabrikë bitumi që është bërë problem për qytetarët dhe zona përkatëse. Problem nuk është vetëm era por edhe derdhja e mbetjeve në kanalet kulluese, kërkesa jonë është të mbyllen deri sa të plotësojnë kushtet. Ky problem trashëgohet prej disa vitesh, shpesh dëgjojmë ankesat e qytetarëve dhe nëpërmjet këshillit bashkiat i përcjellim tek ju,? tha Qazim Sejdini ? Kryetar i Bashkisë Elbasan.