Dosjet e 38 grupeve kriminale që janë në dorë të Task Forcës, në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit, përmbajnë të dhëna për aktivitetin kriminal në Shqipëri.
Report TV u interesua pranë Task-forcës, ku burime kofidenciale dhanë detaje se çfarë përmbajën dosjet e grupeve të strukturuara kriminale. Bëhet fjalë për informacione që ndodhet në këto dosje për sa i përket aktivitetit kriminal brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku përfshihen të dhëna për trafikun e drogës, prositucionin apo vepra të tjera penale.
Gjithashtu në këto dosje ka të dhënë për pasuritë që mendohet se kanë vendosur nga aktiviteti kriminal, ku përfshihet pronat e patundshme, bizneset, transaksionet bankare apo kontrata shit-blerje.