Report TV - Milot, makina përfundon në lumin Mat, humb jetën shoferi

2018-05-10 2

MILOT - Një automjet tip "Mercedes Benz" ka rënë nga ura dhe ka përfunduar në lumin Mat pak minuta më parë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i identifikuar si Viktor Marku. Aksidenti ka ndodhur në aksin dytësor rrugor Pllanë-Rubik.


Sipas policisë, automjeti me targa AA 272 JN po kalonte mbi urën e lumit Mat në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

?"Benzi" është nxjerrë nga shtrati i lumit, ndërsa trupi i pajetë i drejtuesit është gjetur jashtë automjetit. Nga kontrolli i automjetit ka rezultuar se nuk ka pasur persona të tjerë brenda.