Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për sindikatat e arsimit, nisja e bisedimeve për kontrat kolektive të mësuesve me Ministrinë e Arsimit është një proces i vonuar por pozitiv.
Kryetarja e Sindikatës së Arsimit të Pavarur për Tiranën, Alma Lama, thotë se draft-kontrata tashmë është gati dhe ajo do t`i propozohet Ministrisë.
Lama: Jemi të kënaqur që më në fund u shpallën dhe procedurat, qëllimi i kësaj kontrate është që marrëdhënia e punës mes institucioneve të varësisë të jetë harmonike.
Mbrojtja e vendit të punës, lehtësimi i burokracive për vlerësimin e mësuesve por edhe çështjet ekonomike, janë vetëm disa nga pikat që parashtron draft-kontrata e Sindikatës.
Lama: Të rregullojmë mirë disa nga procedurat në emërimit e mesuesve, të drejtuesve gjithmonë në kuadër të cilësisë së arsimit në shkollat e arsimit parauniversitar. Do ti mëshojmë fort dhe kërkesat ekonomike janë të vazhdueshme nga ana e mësuesve, si orët mbi normë, trajtimi, indeksimi i i inflacionit në pagë, shpërblimi i fundvitit që është një pikë që na mban mbërthyer prej 5 vitesh me Ministrinë e Arsimit.
Por cilat janë disa prej vështirësive që ndeshin aktualisht mësuesit? Alma Lama thotë se një prej tyre është kurrikula e re.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kontratat-kolektive-mesuesit-ministra-e-arsimit-fton-ne-bisedime-grupet-e-interesit