Report TV - Protesta e opozitës, Kulluri: PD u keqmenaxhua, është e përçarë

2018-05-10 0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se opozita sot është e përçarë, ndërsa Basha po sillet si një princ i vogël që i merr vendimet të gjitha vetë pa u konsultuar me askënd. Duke u ndalur te protesta, ai tha se degët janë të çorientuara, ndërsa sjelljen e Bashës e cilëson si tallje duke parashikuar se do të ketë shumë vështirësi që njerëzit t?i besojnë.
?A ngjall shpresë kjo opozitë? PD sot është e përçarë. Ka tetë muaj që PD është në këto kushte, shkaqe janë; cështja e përfaqësimit, listat, mungesa e programit, humbja, mos mbajtja e përgjegjësive. Për ne është shumë keq ky menaxhim i partisë.

Kushtet janë përkeqësuar. Janë humbur 230 mijë votues, që nesër mund të ishin në shesh. Uroj që Basha t?i bindë protestuesit që të dalin në shesh. Por sot nuk mund të heqim një sulltan për të vendosur një princ. Basha listat i bëri vetë, marrëveshjen vetë, LSI-në e futi vetë brenda dhe kjo është tallje.