Rrëshqitja në Gjirokastër, raporti:Terreni është i rrezikuar, nevojitet evakuimi i menjëhershëm

2018-05-10 0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Gjeologjik në Tiranë ka hartuar raportin duke nxjerrë konkluzionet për rrëshqitjet e dheut në lagjen ?Punëtori? në Gjirokastër ku rrezikon të shembet pallati 6-kate, por edhe banesa të tjera në zonë.
Shërbimi Gjeologjik i kërkon bashkisë që të evakuojë banorët e pallatit, banesave të tjera në zonën e rrezikuar në lagjen ?Punëtori?, por edhe 9 banesave në ?Cfakë?.

?Terreni është i rrezikuar dhe nevojitet evakuimi i menjëhershëm jo vetëm i pallatit, por edhe i banesave të tjera në zonë, pasi paraqet rrezikshmëri? thuhet në raport. Deri tani janë evakuuar vetëm disa familje nga pallati. Raporti sqaron edhe hapat që duhet të marrë bashkia e Gjirokastrës për të shmangur rrezikun.