Report TV - Dritan Gina kallzon kryeprokuroren Arta Marku, kërkon kontroll mendor

2018-05-10 0

TIRANE-Ish-drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina në padinë e depozituar te Krimet e Rënda kërkon pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore. Në kallëzim, Gina vlerëson se duhen ndërmarrë këto masa për të penguar vijimin e veprimtarisë antiligjore të kryeprokurores Arta Marku.
?Referuar gravitetit te shpërdorimit te detyres te kryer nga ana e te kallzuares, me dashje direkte dhe me veprime aktive kriminale, duke perdhosur Kushtetuten dhe mosperfillur ligjin, referuar densitetit dhe vazhdimesise se veprimtarise kriminale te saj, te cilat demtojne vete interesat e ligjshme te shtetit, paraprakisht kerkojme qe, menjehere pas rregjistrimit te ketij kallzimi penal, ndaj personit te kallzuar, per shkak te rrezikshmerise se larte shoqerore te saj, te merret masa e sigurimit personal ndaluese, e «Pezullimit te Ushtrimit te detyres publike», te parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.