Ora News - Rrokada e prokurorëve, kush dorëzoi çelësat e zyrës dhe kush refuzoi

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rotacioni i drejtuesve të prokurorisë së Elbasanit ashtu siç u paralajmërua nuk ishte i qetë. Ardjan Nezha e drejtoi sot organin e akuzës nga zyra e zëvendës prokurorit, pasi Dritan Gina i shkarkuar nuk ia dorëzoi çelësat. Ndërsa në Durrës, Agron Gjana i hapi deren e zyrës pasueses së tij Donika Prela.

Ashtu siç u paralajmërua, ndryshimi i drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit nuk ishte e qetë.

Dritan Gina të cilit i është ndërprerë komandimi nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, dhe drejtuesi i ri i caktuar përkohësisht në Prokurorinë e Elbasanit Ardjan Nezha u përballën në nisjen e ditës zyrtare të punës në institucionin e akuzës.

Burimet thanë se Nezha i ka kërkuar Ginës një takim, por ky i fundit ka refuzuar dhe është larguar nga institucioni në mënyrë demonstrative, duke mos i dorëzuar pasuesit detyrën dhe çelësin e zyrës.

Nezha nga ana e tij ka vijuar punën normalisht me takime me vartësit, por gjithçka e ka bërë nga zyra e zëvendës/prokurorit, deri në gjetjen e zgjidhjes për zyrën e Prokurorit.

Rotacioni i drejtuesve ishte i qetë në Prokurorinë e Durrësit, ku Agron Gjana ia dorëzoi në dorë çelësat pasueses, Donika Prela.

Prokurorja e komanduar e Durrësit vjen nga radhët e vetë institucionit dhe është një emër i njohur brenda akuzës së Durrësit.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rezistenca-e-drejtuesve-te-prokurorive-kush-dorezoi-zyren-dhe-kush-refuzoi