Hoyt Yee le detyrën në Departamentin e Shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka konfirmuar largimin e Hoyt Brian Yee nga detyra si Zëvendës Ndihmës Sekretar për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore. Yee e ka mbajtur ketë post që prej vitit 2013.



?Siç e dini, diplomatët amerikanë lëvizin nga postet çdo dy vjet, në kuadrin e një procesi normal të emërimit në poste të reja. Në këtë moment nuk kemi ndonjë njoftim për detyrën e ardhshme të zotit Yee.?-ka sqaruar zedhenesi i Departamentit te Shtetit



Si zëvendësues i tij përmendet ish-shefi i OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Johnathan Moor. Ndërkaq përflitet se Hoyt Yee mund ta marrë detyrën e ambasadorit të SHBA-ve në njërin nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku më e përmendura është Maqedonia.



Yee, i njohur ndryshe si ?Buldozeri?, është një njohës shumë i mirë i çështjeve të Ballkanit, pasi ka ndërmjetësuar ne këto vende per zgjidhjen e krizës politike. Ai ishte i dërguari i Uashingtonit edhe ne Tirane ne kulmin e përplasjes mes mazhorances dhe opozitës kur kjo e fundit ishte ngujuar ne çadër. Ne Maqedoni, Hojt Yee pati nje rol te rendesishem ne zgjidhjen e krizës politike.

Free Traffic Exchange