http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shërbimi Gjeologjik përfundoi raportin për pallatin që rrezikon shembjen në Gjirokastër.
Ekspertët vërejnë se banorët nuk mund të rikthehen ne shtëpi derisa rreth pallatit dhe banesës private pranë tij, të bëhen ndërhyrje përforcuese.
Raporti kërkon marrjen e masave inxhinierike stabilizuese, si dhe monitorim të vazhdueshëm të rrëshqitjes për t?i paraprirë situatave të rrezikshme.
Bashkia sipas ekspertëve duhet të punojë për konturimin dhe saktësimin e kufijve të fenomenit të rrëshqitjes, për ndërtimin e mureve mbrojtëse, eliminimin e ujërave sipërfaqësore dhe pyllëzimin e zonës.
Por drejtuesit vendor nuk duhet të lejojnë nga ana tjetër ndërtimet apo ndërhyrjet artificiale në shpatin e kodrës ku ka patur rrëshqitje.
Por dëmtime të banesave si pasoje e rrëshqitjeve ka patur edhe ne zonën muzeale.
Ndërkohë, banorët e larguar nga pallati, janë strehuar tek të afërmit dhe tek konvikti i një shkolle.