Report TV - Rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Kukës-Shishtavec, vështirësi kalimi

2018-05-10 0

Ditën e sotme një pjesë e madhe e rrugës nacionale Kukës-Morin ndodhet nën pushtetin e dherave, gurëve dhe shkëmbinjve si pasojë e mungesës së rrjetave mbrojtëse anës rrugës.
15 km nga ura e Kaloshit deri tek ura e Shtrezës të rrugës nacionale Kukës-Morin Shishtavec ndodhet e bllokuar dhe është e pakalueshme për shkak të bllokimit nga dherat dhe inertet të cilat kanë rrëshqitur në rrugë si pasojë e shirave.

Kjo ka shkaktuar bllokimin e një pjese të konsiderueshme të rrugës dhe bllokimin e banorëve e kësaj zone.