Ora News - Naftëtarët e Ballshit kërkojnë vënien në punë të Uzinës

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punonjësit e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh i janë kthyer sërish protestave. Ata u mblodhën sot para uzinës duke kërkuar vënien në punë të saj po ashtu edhe statusin e naftëtarit.

Kërkesat e naftëtarëve i adresohen qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Sipas sindikalistëve, në një takim që është zhvilluar me zv/ministrin të hënën u eshte premtuar nga qeveria se do te gjejne investitor te ri.

"Ramë dakord me zëvendës/ministrin të përshpejtojë procedurën për rifillimin e uzinës në punë, për të gjetur biznesmenë të fuqishëm. Janë afruar tre biznesmenë, tani është në dorë të qeverisë dhe të bankës që e ka këtë me vendim gjykate. Pronari iku përfundimisht, e dorëzoi. Do ti marrë detyrimet ai që do të vijë".

Në mbështetje të naftëtarëve është edhe Konfederata, teksa përfaqësuesi i saj në protestë u bëri thirrje të shkangin përçarjet.

"Nëse ju i bini njëri gozhdës dhe tjetri patkoit, nuk bëni gjë tjetër veçse përshpejtoni vdekjen tuaj ekonomike.Ju lutem më dëgjoni, jam këtu në mbështetje me urdhër të Presidentit të Konferderatës së Shqipërisë. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore që kjo uzinë të jetë edhe njëherë në dispozicionin tuaj".

Naftëtarët e Ballshit kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave, duke lënë të hapur edhe mundësinë e rikthimit të tyre sërish në Tiranë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/naftetaret-e-ballshit-kerkojne-venien-ne-pune-te-uzines