Ora News - L’Espresso”: “Një Kryebashkiak i ri, një kryeqytet dinamik”

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një kryeqytet dinamik. Kështu e përkufizon në numrin e saj të fundit revista prestigjoze italiane ?L?Espresso? Tiranën, dhe kjo jo pa arsye. Për këtë, ajo i referohet pikërisht zhvillimit që ka pësuar qyteti dhe disa prej reformave më të rëndësishme dhe të guximshme që po ndërmerr prej dy vitesh administrata e re e Bashkisë së Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj, të cilat përfshijnë një sërë çështjesh që mbeten sfida edhe për qytete të tjera të zhvilluara në botë, si pastrimi, transporti publik dhe uji i pijshëm.

Në artikullin prej 6 faqesh, ?L?Espresso? i ka kushtuar një hapësirë të gjerë Shqipërisë, ku sjell për lexuesit e saj disa histori suksesi të dhjetëra italianëve që kanë zgjedhur të studiojnë, punojnë dhe jetojnë në vendin tonë, por ndalet në mënyrë të veçantë edhe te transformimi që po pëson kryeqyteti.

Në artikullin me titullin ?Ciao mamma, vado in Albania?, autori i kësaj specialeje për Shqipërinë, i ka kushtuar vëmendje të veçantë Tiranës, ku vë në dukje sfidat me të cilat përballet kryeqyteti i 1 milion banorëve, si dhe zgjidhjet që ka ofruar Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Veliaj, duke bashkëpunuar në mënyrë të veçantë me disa nga qytetet më të zhvilluara italiane, si Firenze apo Verona.

Për të gjitha këto, autori thekson se ka plot arsye, jo vetëm për ta vizituar, por edhe për të jetuar dhe bërë biznes në Shqipëri, dhe në mënyrë të veçantë në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lespresso-nje-kryebashkiak-i-ri-nje-kryeqytet-dinamik