Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një mësuese Gjuhë-Letërsie në shkollën e Bashkuar në Perondi të Kuçovës rrezikon vendin e punës, kjo për shkak të shtimit të panevojshëm të stafit në këtë shkollë.
Emisioni BOOM ka trajtuar pikërisht rastin e mësueses Eralda Tavani, e cila prej 8 vitesh është mësuese Gjuhë- Letërsie në këtë shkollë.
Në vitin 2016 kjo shkollë kishte 3 mësuese Gjuhë-Letërsie dhe sipas relacionit që Drejtoria e kësaj shkolle i ka nisur ZA Kuçovë dhe Ministrisë së Arsimit këto mësuese kishin 12 orë mesimore më pak se plani.Në vitin 2017 njëra nga mësueset e profilit gjuhë-letërsi u emërua si nëndrejtoreshë e shkollës dhe mungesa e orëve mësimore u reduktua nga 12 ne 5 orë.
Por në shtator të vitit 2017 ndodh një emërim i beftë i një tjetër mësuese Gjuhë-Letërsie po në këtë shkollë duke bërë që mesuesit të kenë 26 ore mësimore me pak.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-shtim-i-panevojshem-i-stafit-i-rrezikon-vendin-e-punes-mesueses-ne-kucove