Berat-Janë 5 fshatra në qarkun e Beratit të cilat ndodhen vetëm 15 kilometra larg qytetit të Beratit, por rruga që i lidh këto fshatra me qytetin e Beratit nuk ka parë kurrë investim dhe e bën të vështirë qarkullimin për lëvizjet e përditshme.
Fshatra: Malinat, Zhitom, Qorraj dhe Teman, ku 400 familje vuajnë pasojat e gjendjes së keqe të rrugës. Kjo zonë është një nga më të pasurat në bashkinë e Beratit për prodhimin e frutave dhe ullinjve, por vetëm një pjesë e tyre arrijnë me mjaft vështirësi në treg.
I vetmi mjet i transportit që qarkullon në këto fshatra është një mikrobus, i cili shpesh prishet si pasojë e gropave të mëdha, ndërsa banorët detyrohen të ecin në këmbë. E njëjta situatë ka ndodhur dhe këtë fillim jave ku banorët, përfshi dhe nxënësit e shkollave kanë udhëtuar një orë rrugë në këmbë.