Ora News - Rekordi, në 2017 në QSUT u kryen 804 operacione

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka shënuar rekord ndërhyjesh në kardiologji vitin e kaluar. Brenda 2017 në këtë shërbim janë kryer 804 intervente, që tregon edhe shkallën e lartë të sëmundshmërisë. Mjekët kardiologë thanë se investimet e kryera në këtë shërbim janë reflektuar në uljen e infeksioneve spitalore.

Kardiologjia e QSUT e mbylli vitin që shkoi me një numër të konsiderueshëm operacionesh. Mjekët kardiokirurgë raportuan për 804 ndërhyrje kirugjikale.

Evidencat tregojnë se nga njëra anë sëmundshmëria është rritur në nivele shqetësuese, ndërsa në anën tjetër pacientët po i besojnë spitaleve publike duke i kryer aty interventet.

Kardiokirurgu i njohur Edvin Prifti tha se vdekshmëria është ulur ndjeshëm.

Prifti: Arritja e një numri rekord të interventeve kardiokirurgjikale me zemër të hapur me një shifer prej 804 raste në harkun kohor të 1 viti. Gjë që e vendos shërbimin e kardiokirurgjisë pranë QSUT në vendin e dytë nga të gjitha klinikat e tjera të Ballkanit Perëndimor sa i përket volumit të punës, numrit të interventeve, tipologjisë së interventeve etj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rekordi-ne-2017-ne-qsut-u-kryen-804-operacione