Në Fier është hapur sot sporteli i parë për fermerët, që do të jap informacione mbi shërbimet për fermerët dhe aplikimin për grante dhe subvencione. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi morën pjesë në inaugurimin e këtij sporteli, ndërsa brenda këtij muaji do të miratohet edhe skema e re e mbështetjes për fermerët.
Është hapur sot sporteli i parë unik për fermerët në Fier, një one stop shërbimi dhe informacioni për fermerët. Sporteli do të ofrojë për fermerët shërbimin e aplikimit për grante dhe subvencione me fondet buxhetore, si dhe këshillim për plane biznesi. Në inagurimin e sportelit mori pjesë edhe kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.
Kryeministri Rama thotë se, ?Do të ndryshojë rrënjësisht edhe raportin me fermerët për ti dhënë gjithë transparencën dhe mbështetjen e nevojshme, do ndryshoj rrënjësisht edhe qasjen te mënyra se si janë ndërtuar skemat e reja?.