Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në orën 15:00 Ardian Nezha, prokurori i përkohshëm i rrethit gjyqësor të Elbasanit është shfaqur në godinën e këtij institucioni, pak orë pasi kryeprokurorja Arta Marku firmosi emërimin e tij.
Sot paradite kryeprokurorja vendosi ndërprerjen e komandimit të Dritan Ginës si drejtuesi i prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan dhe kthimin e tij si prokuror në Prokurorinë ku ishte emëruar.
Por vetëm pak minuta më pas Dritan Gina përmes një deklarate për median nga zyra e tij u shpreh qartë se nuk do të braktiste detyrën pasi vendimi i kryeprokurores Arta Marku ishte antiligjor.
Dritan Gina u shpreh: "Nuk braktis detyrën. Refuzoj të zbatoj vendimin e kryeprokurores së përkohshme. Unë nuk jam i komanduar. Jam i caktuar i përkohshëm dhe prokurori i përkohshëm nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra. Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë"
Nezha shoqërohej nga Kostaq Beluri drjtori i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Kostaq Beluri.
Takimi në zyrën e drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit zgjati rreth 30 minuta. Nuk ka informacion më tej por paraditen e sotme nga ambientet e prokurorisë së Elbasanit, ku mbajti deklaratën për median pak minuta pasi mori në dorë vendimin e largimit, Gina i bëri thirrje edhe drejtuesve të tjerë për të cilët eshte firmosur largimi të mos braktisin detyrën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nezha-ne-prokurorine-e-elbasanit-do-i-leshoje-celesat-e-zyres-dritan-gina