Report TV - Vlorë, familjarët përkujtojnë viktimat e tragjedisë së 9 Janarit, duam drejtësi

2018-05-10 3

Familjarët e 28 viktimave të tragjedisë së 9 janarit vijojnë që të kërojnë drejtësi çdo vit që përkujtohet. Ata shprehen se humbja e jetëve është një krim shtetëror, ndërsa autorët jo vetëm që nuk janë ndëshkuar, por sipas tyre vijojnë që të jenë në detyra kyçe.
Familjarët kanë protestuar edhe këtë vit duke kërkuar drejtësi, ndërsa akuzojnë se në rrjetin e trafikut nga Shkodra deri në Vlorë ishin të përfshirë 30 oficerë policie. Familjarët kanë ndezur qirinj dhe kanë hedhur lule në det duke përkujtuar të afërmit e tyre që humbën jetën 14 vite më parë.

14-vite nga tragjedia e 9 janarit 2004, ku humbën jetën 28 persona, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi. Në 2004 një gomone e nisur me 36 persona në mënyrë të fshehtë nga brigjet e Palasës në jug të vendit u fundos, ndërsa humbën jetën 28 shqiptarë.